Escalante: “karateja kosovare është ka zhvillohet shpejt sikur një raketë

Me ftesë te kryetarit te Federatës se Karatesë e Kosovës Ismet Krasniqi, për te dytën herë gjatë këtij viti është organizuar seminar për gjyqtarë i udhëhequr nga Kryetari i gjyqtarëve botëror Javier Escalante dhe sekretari i komisionit te gjyqtarëve Robert Hamara.

25436526_1541903112513275_848468921_n

Fillimisht Javier Escalante, përshëndeti te gjithë te pranishmit në seminar, drejtues te FKK-së, kryetarin Ismet Krasniqin, gjyqtarë, trajner dhe kryetarin e KOK-ut, Besim Hasnin, drejtorin e Departamentit te Sporteve Iber Alajn.

Escalante theksoi se: “Me kënaqësi te madhe kam pranuar ftesën nga kryetari i FKK-se, Ismet Krasniqi, duke shtuar se karateja kosovare është ka zhvillohet me hapa te shpejt në majat e karatesë sikur një raketë dhe te sigurt, falë organizimit dhe bashkëpunimit te shkëlqyer në mes drejtuesve te FKK-së, gjyqtarëve, trajnerëve dhe garuesve”, po ashtu shtoi se: “është hera e parë qe një kryetar i Komitet Olimpik te një shteti merr pjesë në seminar për gjyqtarë”.

Ky seminar ka të bëje me rregullat e reja te garave te cilat do te aplikohen nga viti 2018, dhe mbahet nga data 15 – 16.12.2017.

Kryetari i gjyqtarëve botëror Javier Escalante, në ditën e parë shpjegoi pjesën teorike te Katave (luftë me kundërshtar te imagjinuar), pastaj sekretari i komisionit te gjyqtarëve Robert Hamara, pjesën praktike te katave.
Seminari po mbahet në Prishtinë, lagjen Matiqan në shkollën amerikane “Prishtina High School”.

Në ditën e dytën në program janë pjesa teorike e kumiteve (luftëra) dhe pjesa praktike në orët e pasdites, ku do te jenë disa luftëra nga përfaqësuesja e Kosovës në karate që mori pjesë në Kampionatin Ballkanik qe u mbajt ditë me parë në Hercegnovi te Malit te Zi.

Interesimi për seminar ishte shumë i madhe ku te pranishëm ishin afër 100, gjyqtarë dhe trajner.

Me respekt:
Komisioni për Informim i FKK-së

Leave a Reply

Your email address will not be published.