Federatës së Karatesë e Kosovës iu shtuan edhe 5 mjeshtër te karatesë

Organizuar nga Komisioni për Grada mjeshtërore pranë Federatës së Karatesë e Kosovës u mbajt provimi për grada mjeshtërore nga 1 deri në 5 DAN në sallën moderne sportive “Habit Krasniqi” në shkollën amerikane “Prishtina High School” në Matiqan, Prishtinë.

????????????????????????????????????

Federatës së Karatesë e Kosovës iu shtuan edhe 5 mjeshtër te karatesë me gradën mjeshtërore 1 DAN. Para komisionit për grada qe ishte në përbërje Shumzim Krasniqi, kryetar, Gani Mahalla dhe Reshat Halili anëtarë garuesit demonstruan programim për breza qe përbehej nga teknikat, kata dhe komitet.

Është pse ishte hera e parë qe po mbahej një provim i tillë nën organizimin e FKK-së pas ndryshimeve në udhëheqje te FKK-së, ku treguan një paraqitje te kënaqshme garuesit por me shprese qe do të punohet edhe me shumë në te ardhmen. Si risi e këtij provimi ishte sepse ka qenë i hapur për te gjithë ata te interesuarit te shikojnë.

I pranishëm ishte edhe kryetar i FKK-së Ismet Krasniqi i cili në fund i përgëzoj mjeshtrit e ri te karatesë për titullin me mjeshtrit si dhe përgëzoi komisionin për grada për një organizim te tilli, po ashtu i pranishëm ishte edhe sekretari i përgjithshëm Nazmi Gashi qe përkrahu në organizim Komisionin për Grada Mjeshtërore.

Mjeshtërit e rinj te karatesë janë: Oner Berisha – Klubi Prizreni, Blart Bekteshi dhe Arlind Bekteshi klubi Dardania – Prishtinë, Delvina Muçiqi dhe Albion Sopi klubi Bardhoshi.

Me respekt:
Komisioni për Informim i FKK-së

Leave a Reply

Your email address will not be published.