Një medalje e argjendtë dhe 3 medalje te bronzta nga Kupa Botërore dhe Liga Botërore për te rinj

Ka përfunduar Kupa Botërore dhe Liga Botërore për te rinj qe u mbajt në Umag t Kroacisë ku Përfaqësuesja e Kosovës në Karate u paraqit me 32 garues.

Një medalje e argjendtë dhe 3 medalje te bronzta janë bilanci i përfaqësueses së Kosovës në Kupën Botërore dhe Ligen Botërore për te rinj qe u mbajt në Umag te Kroacisë nga 1 deri 8 korrik.

web

Betim Maliqi, me një paraqitje te shkëlqyer arriti te fitojë medaljen e argjendtë në Ligen Botërorë për te rinj, ai ketë e arriti në kategorinë e juniorëve deri në 68 kilogram në një konkurrencë shumë te fortë. Deri në finale duke mundi garues qe kanë rezultate kulmore ku fitojë nga garuesi i Anglisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Serbisë, Çekisë, Rusisë dhe kampionin botërore nga Mali i Zi, Bojan Boshkoviq, kurse ne finale humbi nga garuesi i Bjellorusisë.

web2

Kurse në Kupën botërore në U12 Përfaqësuesja e Kosovës fitoje 3 medalje te bronzta ketë e arritën Denisa Shabani ne kategorinë U12 deri në 45 kilogram, ajo humbi nga nënkampionja garuesja e Bosnjës dhe Hercegovinës ndërsa për vendon e trete (Repasazh) fitoi nga garuesja e Sllovenisë.

web4

Ndërsa ne kategorinë U12 deri në 30 kilogram në garën e Kupës Botërore një paraqitje shumë te mire kishin edhe Yll Morina i cili fitoj ndaj garuesit nga India, humbi nga kampioni kësaj kategorie garuesin nga Anglia me vendim te gjyqtarëve edhe pse rezultati ishte baras, ndërsa për medaljen e bronztë (Repasazh), Yll Morina mundi garuesin nga Zvicra dhe në finale te medaljes se bronztë mundi garuesin nga Anglia.

web3

Po ashtu në ketë kategorinë paraqitje te mire tregoi edhe Gent Peci qe po ashtu fitojë medaljen e bronztë, në garën e Kupës Botërore, mundi garuesin nga Rusia, Kroacia dhe humbi nga garuesi i Francës me vendin te gjyqtarëve edhe pse rezultati ishte baras. ndërsa për medaljen e bronztë (Repasazh) Gent Peci në finale te medaljes se bronztë mundi garuesin nga Anglia.

Paraqitje shumë te mirë kishin edhe Kaltrina Peci e cila u rendit e 5-ta, në Kupën Botërore ajo mundin garuesen nga Polonia, Kroacia humbi nga kampionia e kësaj kategoria garuesja nga Hungaria, kurse për medaljen e bronztë (Repasazh) Kaltrina Peci humbi nga garuesja e Sllovakisë.

Paraqitje shumë te mirë kishin edhe Festina Curri e cila u rendit e 5-ta, në Ligën Botërore për të rinj, në kategorinë e junioreve mbi 59 kilogram, ajo mundin garueset nga Italia, Belgjika, Kolumbia dhe humbi nga kampionia e kësaj kategoria garuesja nga Kroacia me Senshu (pikë me epërsi) edhe pse rezultti ishte i barabartë, kurse për medaljen e bronztë (Repasazh) Festina Curri fitoj nga garuesja nga Italia, por në finale të medaljes se bronztë humbi nga garuesja e Zvicrës.

 

Tri fitore: Leon Azemi, Mirlind Rexhepi

Dy fitore: Omer Sahiti, Melos Gashi

Një fitore: Albrim Samohodaj, Redona Gashi, Rigon Baruti, Albinot Selmani, Elton Musliu, Edisa Beka, Kaltrina Merovci, Endrit Shaqiri, Alma Loki, Valeza Gashi.

Me respekt:

 

Komisioni për Informim i FKK-së