Përfaqësuesja e Kosovës në Karate u rendit e 4-ta në mesin e 33 shteteve te botes në Grand Prix Croatia 2022

Përfaqësuesja e Kosovës në Karate u rendit e 4-ta në mesin e 33 shteteve te botes në Grand Prix Croatia 2022, që u mbajt nga 18-20 mars në Samobor te Kroacisë.

Kosovarët fituan 30 medalje (prej tyre 7 te arta, 10 te argjendta dhe 13 te bronzta), ku pjesëmarrës ishin 90 garues në mesin 1473 garuesve, në disiplinën kata dhe kumite.

E veçanta e kësaj gare nga Përfaqësuesja e Kosovës ishte pjesëmarrja edhe në garën Para olimpike ( me nevoja te veçanta i verbër) ku, garuesi jonë Jusuf Kupa fitoj medaljen e artë.

Në ketë garë kosovarët me paraqitje dhe renditjen përfundimtare lëne mbrapa shteteve te mëdha me garues si siç ishin Azerbajxhani, Franca, Sllovakia dhe Hungaria.

Një paraqitje shumë te mirë kosovareve kishin edhe me ndarjen e drejtësisë, ku morën pjesë me 4 gjyqtarë (kryetari Ardian Muhadri, Edon Xharra, anëtar i komisionit, Astrit Nrecaj dhe Arta Jakupi) ku u veçua kryetari i gjyqtarëve Ardian Muhadri, nga Federata Kroate u caktua shef i arenës nr.1, duke menaxhuar dhe udhëhequr gjyqtarët tjerë.

Me ketë paraqitje u dëshmua se jemi në rrugë te mirë drejt sukseseve te mëdha, ndërkombëtare.

Me për se afërmi këtë garë e përcjelli edhe kryetar i ri i Federatës se karatesë e Kosovës Avni Gashi.

Me respekt:

Komisioni për Informim i FKK-së

Comments are closed.