Seminar për gjyqtar dhe trajner

Organizuar nga Federata e Karatesë e Kosovës ne bashkëpunim me Komisionin për Gjyqtarë pranë FKK-se, do te mbahet seminar për gjyqtar dhe trajner me datën 10-11 Shkurt 2017.
Seminari dy ditore i udhëhequr nga Javier Escalante, gjyqtarë ndërkombëtar. Escalante është kryetar i Komisionit te Gjyqtarëve te Federatës se Karatesë Botërore (WKF) si dhe sekretar i komisionit te gjyqtarëve Federatës Karatesë Evropiane (EKF). Po ashtu do te jetë në seminar edhe Robert Hamara, anëtar dhe sekretar i komisionit te Gjyqtarëve te Federatës Botërore (WKF) dhe Federatës Evropiane (EKF).
Seminari për Gjyqtar dhe Trajner me datën 10.02.2017 fillon nga ora 18:00, pjesa teorike, ndërsa nga ora 19:00 do të mbahet Seminari Praktik, ku janë të obliguar të gjithë të jenë në Kimone.
Seminari është obligative për gjyqtarët dhe trajnerët të klubeve për shkak të Licencimit të tyre për vitin 2017.
Një Klub mund të sjellë, për Licencim më shumë se një Trajner.
Me datë 11.02.2017 do te mbahet seminari në KUMITE nga ora 9:00 deri 18:00, ku trajnerët duhet të jenë të veshur në Fanela Sportive (Trenerka), Seminari duhet të dëgjohet i plotë dhe ai që nuk e ndjek komplet Seminarin nuk do të Licencohet.
Pagesa për pjesëmarrje në seminar për Trajner është 10 €, ndërsa Gjyqtarët pagesën e bëjnë kur organizohet testi për Gjyqtar nga Komisioni i Gjyqtarëve.
Seminari do të mbahet në objektin shkollës amerikane @Prishtina High School, në Matiqan Prishtinë.

Me respekt:
Komisioni për Informim i FKK-së

Leave a Reply

Your email address will not be published.